Puss-Puss është një mace 3 vjeçe që jeton në Colchester, Britaninë e Madhe. Ajo u largua një javë nga shtëpia dhe u kthye gati e ngordhur me 30 saçme në trup.

Grafia me rreze X e bërë nga veterineri tregon qartë 30 saçmet që i kanë përshkuar trupin, por fatmirësisht macja arriti të mbijetonte.

“Kur dëgjuam disa të shtëna, nuk na shkoi mendja kurrsesi se bëhej fjalë për macen tonë. Më pas e gjetëm poshtë një makine, të trembur e të mbytur në gjak. Por kur deshëm t’i afroheshim u largua me vrap dhe për një javë nuk e pamë më. Ishte vetë ajo që u zvarrit deri në shtëpi dhe kështu e çuam menjëherë tek veterineri”, rrëfen Doug Taw, i zoti i maces.

macja-640x480
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: