Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i bëri thirrje Iranit të “zvogëlojë menjëherë” rezervat me uranium të pasuruar, një ditë pasi Teherani njoftoi se kishte shkelur kufizimet, në kuadrin e një marrëveshjeje bërthamore të vitit 2015, për t’u hakmarrë ndaj sanksioneve të reja amerikane.

Të hënën, ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, tha se Irani tani kishte tejkaluar kufirin në rezervat e uraniumit të pasuruar. Këtë, e konfirmoi edhe Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB). Agjencia tha se inspektorët e saj kanë verifikuar se kufiri prej 300 kilogramësh është tejkaluar.

Duke komentuar veprimet e fundit iraniane, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Irani “po luan me zjarrin”. Shtëpia e Bardhë, më herët ka reaguar, duke thënë se “SHBA-ja dhe aleatët e saj kurrë nuk do të lejojnë Iranin të zhvillojë armë bërthamore”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb