Presidenti i Francës Emanuel Macron ka thënë se Franca dhe SHBA do të bëjnë gjithçka për të ndaluar një përshkallëzim më të gjerë në Lindjen e Mesme, me prioritet kryesor për të qetësuar raportet mes Izraelit dhe Hezbollahut.

“Ne po dyfishojmë përpjekjet së bashku për të shmangur një shpërthim rajonal, veçanërisht në Liban”, tha Macron në një deklaratë të përbashkët me Joe Biden gjatë vizitës shtetërore të presidentit amerikan në Francë.

Macron tha se palët janë duke punuar me qëllim që në Lindjen e Mesme të ulen tensionet, kryesisht në Liban. Parisi dhe Uashingtoni kanë punuar së bashku dhe kanë paraqitur edhe plan marrëveshje, me qëllim që të ulen armët në rajonin e ndezur konfliktual të Lindjes së Mesme. Nga SHBA kanë thënë se përpjekjet kanë qenë maksimale për ulje të armëve, por se koordinimi i punëve ka pasur disa probleme.

Macron theksoi se SHBA dhe Franca po ushtrojnë presion në rajonin me konflikte, që të ulen tensionet. Pavarësisht rezervave të SHBA-së, Franca, Britania dhe Gjermania javën e kaluar paraqitën një rezolutë kundër Iranit, që u miratua në lidhje me programin e tij bërthamor në Bordin e Guvernatorëve prej 35 vendesh të mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: