Presidenti francez, Emmanuel Macron do të mbledhë të martën në mëngjes në Elize presidentin kinez, Xi Jinping, kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin e Komisionit Europian, Jean Claude Juncker për të biseduar për tregtinë dhe klimën, njoftoi të enten  presidenca franceze.

“Nëpërmjet këtij takimi të një formati të pazakontë, që i është propozuar nga presidenti francez mikut të tij kinez që do të jetë për vizitë në Francë, evropianët kërkojnë të gjejnë pika përputhjeje mes Europës dhe Kinës mbi çështje si multilateralizmi apo aplikimi i Marrëveshjes së Parisit”.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb