Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është solidarizuar me shqiptarët, të cilët po përballen me një ndër tragjeditë më të mëdha të dekadave të fundit, tërmetit me magnitudë 6.4, që ka lënë me dhjetëra të vdekur e qindra të plagosur.

Macron ka lënë një mesazh ngushëllues në gjuhën shqipe, në profilin e tij të “Facebook”, ku ndër të tjera shkruan se Franca po dërgon menjëherë ekipe të sigurisë civile, dhe më pas do dërgojë edhe specialistë të forcave zjarrfikëse për të ndihmuar në kërkimin dhe shpëtimin e njerëzve, që ndodhen ende nën rrënoja.

“Shpreh afërsinë me viktimat e tërmetit që goditi vendin tuaj, me familjet në zi si dhe me personat e dëmtuar. Franca është sot solidare me Shqipërinë. Ne po dërgojmë menjëherë ekipe të sigurisë civile, së shpejti edhe specialistë të forcave zjarrfikëse, me qëllim që të marrin pjesë në operacionet e shpëtimit”, shkruan Macron.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb