Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin Elysee në Paris ka takuar kryeministrin e Irakut, Adil Abd Al-Mahdi.

Liderët biseduan për sigurinë rajonale dhe kundërterrorizmin në konferencën e përbashkët për media

“Kundërterrorizmi është një nga çështjet me prioritet për Francën. Kjo luftë akoma nuk ka përfunduar”, tha Macron në konferencën e përbashkët me Al-Mahdi.

Ai theksoi se Franca do të vazhdojë të mbështesë Irakun të rindërtohet.

“Franca dhe Iraku luftuan bashkë kundër DEASH-it”, tha Macron, duke shtuar se grupi terrorist nuk është eliminuar plotësisht.

Nga ana tjetër, Abd Al-Mahdi tha se bashkëpunimi mbi kundërterrorizmin duhet të vazhdojë jo vetëm mes Irakut dhe Francës, por edhe me të gjitha shtetet tjera.

Ai shtoi se situata politike në Irak është përmirësuar me përmirësimin e situatës së sigurisë në vend.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb