Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar ashpër ndaj tarifave të vendosura nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke i cilësuar ato si “brutale dhe të pabaza.” Ai ka theksuar se këto masa kanë një ndikim të rëndësishëm në ekonominë franceze dhe atë evropiane, dhe ka kërkuar që të merren masa të duhura për të mbrojtur sektorët që preken nga këto tarifa.

Macron ka shprehur mbështetje për qëndrimin e Bashkimit Evropian, duke theksuar se “asgjë nuk mund të përjashtohet” në përgjigje të kësaj lëvizjeje dhe se të gjitha mjetet janë të hapura për t’u përdorur, përfshirë mundësinë e ndërhyrjes në sektorin e shërbimeve dixhitale, nga ku SHBA përfiton shumë nga tregu evropian.

Ai gjithashtu ka apeluar për një reagim të koordinuar të BE-së, duke theksuar se është e rëndësishme që Europa të qëndrojë e bashkuar dhe të reagojë si një bllok i vetëm ndaj politikave të Trump.

Në përpjekje për të mbrojtur ekonominë franceze, Macron ka sugjeruar se mund të shqyrtohen ndryshime në investimet franceze në SHBA derisa situata të sqarohet, dhe ka bërë thirrje që të mos lejohet që sektori francez të bëhet viktimë e këtyre tarifave të dëmshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: