Maddox, fëmija i parë i adoptuar i Angeliona Jolie dhe Brad Pitt, mbush 18 vjeç dhe do të regjistrohet në universitet.


Ai do të frekuentojë fakultetin e Biokimisë në Yonsei University të Seulit, në Korenë e Jugut, një ndër më prestigjiozët në jug lindjen aziatike.


Lajmin e jep revista ‘People’ në ditën e ditëlindjes së tij. Jolie do ta shoqërojë dhe në fillim edhe ajo do të transferohet me të.
Madox, është adoptuar në 2002 në Kamboxhia dhe është i pari nga 6 fëmijët e çiftit.


Angelina është shumë e lidhur me të dhe së fundmi i ka dedikuar një dokumentar “First They Killed My Father”, i xhiruar pikërisht në Kamboxhia në 2017 dhe ka zgjedhur pikërisht djalin si ndihmës regjisor.

Sipas revistës ‘People’, që ka raportuar deklaratën e një burimi shumë pranë familjes, Maddox ka marrë leksione të gjuhës koreane, gjatë kësaj kohe. Në shtator do të bëhet transferimi.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: