Dëshirat e Juves janë shumë por fillimisht duhet të mendohet për gjërat e nevojshme. Në “Zonjën e Re”, “made in Sarri”, ajo që të bën më shumë përshtypje është insistimi për të rikthyer në Torino, Paul Pogba, ndërsa Frederico Chiesa është më shumë se sa një dëshirë, është një domosdoshmëri. Fabio Paratici, drejtori sportiv i Juves, ka diskutuar gjatë me Sarrin duke përpiluar listën e dëshirave, objektivat por dhe largimet.

La Gazzetta
La Gazzetta

Milinkovic Savic është në majën e listës së dëshirave, fillimisht duhet të arrijnë akordin me Lotiton pasi me lojtarin kanë rënë parimisht dakord. Zaniolo gjithashtu është një objektiv konkret, një futbollit të cilin Sarri e dëshiron në skuadër. Me Chiesan kanë më shumë se sa një premtim, është thjeshtë çështje detajesh.

Pogba
Pogba

Ndërsa për Pogban, shpresojnë vetëm që menaxheri i tij, Mino Raiola, të bëjë një mrekulli, ti ndryshoj mendim dhe ta transferoj në Torino. Në dalje, Cancelo është nisur drejtë Premier League, Man.City pritet të jetë destinacioni i tij i ardhshëm ndërsa mbetet për tu vlerësuar situata e Mandzukic e Khedira, dy të besuarit e Allegrit. Një vlerësim maksimal pritet të ketë edhe për Dybala, nëse qëndron është i destinuar të ndryshoj pozicion.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb