Për ti ngjarë Madonnës, Adam Guerra, një fanse e mbretëreshës së pop-it, ka harxhuar më shumë se 175 mijë dollarë.

Që kur ishte 18 vjeç, 31 vjeçarja nga Hollywood, i është nënshtruar 18 operacioneve plastike, në fytyrë, mjekër, dhe tani po përgatiten për një ndërhyrje në vithe.

Pasioni e adhurimi që ka për Madonnën e kanë detyruar, që për tu dukur si ajo, ti nënshtrohet ndërhyrjeve të ndryshme kirurgjikale, si dhe të shpenzojë deri në 100 mijë dollarë ne veshje dhe aksesorë.

Pavarësisht pengesave nga e ëma dhe i dashuri i saj, ajo e tregon këtë ‘si një projekt dashurie’ duke i ngjarë këngëtares së Material Girl gjithmonë e më shumë.

Guerra, gjithashtu ka shpjeguar se ndjehet njësoj si popstari: ‘Motivi për të cilin e bëj është sepse ndjehem e aftë në atë që bëj dhe dua të ‘qeverisë’ botën, njësoj si Madonna’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb