56-vjeçare e muzikës pop ka kaluar kufijtë në fotot e saj të fundit, duke treguar plotësisht gjoksin e saj të zhveshur. Madonna ka mahnitur vërtetë shumë, kur vendosi të pozojë topless dhe të jap një intervistë për revistën ‘Interview’.

Duke folur për revistën, Madonna ndau pikëpamjet e saj mbi përdorimin e drogës, duke pranuar se ajo është shpesh një gjë shpirtërore për njerëzit.

”Arsyeja se përse njerëzit marrin drogë është se ata duan të jenë më afër Perëndisë”-tha Madonna.
“Por ky është një qark i shkurtër dhe ky është iluzioni i drogës, sepse ajo ju jep iluzionin e gjetjes më afër Zotit, por në fund të fundit ju vret”- shtoi ylli i muzikës pop.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: