“Drejtoj një skuadër të madhe, mungesat nuk më shqetësojnë”. Fjalët e Carlo Ancelotti-it janë të forta dhe të qarta. Nuk ka alibi, luhet derbi, luhet për një biletë në gjysmëfinalet e Champions League, luhet për të fituar. Real zbret në mitikun “Bernabeu” pa Bale, Benzema, Modric e Marcelo, përballë do të kenë kushërinjtë të cilët ende nuk i kanë mposhtur këtë sezon. 4 fitore( dy në kampionat një në Superkupë dhe një në Kupën e Mbretit) dhe tre barazime, këto statistika bëjnë që djemtë e Diego Simeone-s të besojnë edhe më shumë në një kualifikim të mundshëm. Ancelotti pritet ta nisi këtë sfidë me këto lojtarë:
Real Madrid (4-3-3): Casillas; Carvajal, Ramos, Pepe, Coentrao; Isco, Illarramendi, Kroos; James Rodriguez, Ronaldo, Hernandez.
Në një kohë kurë Ancelotti duhet ti bëjë mirë llogaritë më lojtarët që ka në dispozicion, Atletico vjen në “Bernabeu” me formacion më të mirë. Diego Simeone pritet të luajë me këto lojtarë:

 

Atletico Madrid (4-4-2): Oblak; Juanfran, Miranda, Godin, Siqueira; Arda Turan, Gabi, Tiago, Koke; Griezmann, Mandzukic.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb