Madridi thërret Suson, sigurisht jo Reali por Atletico. Spanjolli është një nga pikat më të rëndësishme te Milanit por shifra që ofron Atletico është me të vërtetë shumë joshëse, 40 milion euro. Në fakt kjo nuk është një ofertë testuese, por është një shumë e cila tregon qartë dëshirën e klubit spanjoll për të rrëmbyer Suson, pasi shuma që ata ofrojnë është e njëjtë me klauzolën e largimit.

Susso
Susso

Me bekimin e trajnerit Simeone, Atletico nuk kërkon të futet fare në bisedime me Gazidis dhe Maldanin. 40 milion euro në këto moment do ti bënin shumë punë ekipit kuqezi, pasi Suso është një lojtar që në vitin 2015 erdhi nga Liverpool me parametra zero.

Sussso
Sussso

Me shumën e marrë nga shitja e Susos, Milan do të përmirësonte balancat ekonomike, për të qenë korrekt me rregullat e Fair Play financiar. Fjalën e fundit për të ardhmen e Susos pritet të thotë Giampaolo, trajneri i cili pritet të marrë drejtimin e ekipit kuqez.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb