VENEZUELE

Lideri i Venezuelës Nicolas Maduro, ka thënë se ai dëshiron të vazhdojë marrëdhëniet e vendit të tij me SHBA, jo vetëm në fushat e “diplomacisë dhe politikës.” Maduro tha gjithashtu se është i gatshëm të mbajë bisedime me opozitën.

Duke folur për shtypin për herë të parë që kur kreu i opozitës, Juan Guaido, u shpreh president i përkohshëm të mërkurën, Maduro zgjati një degë të ullirit ndaj kundërshtarit të tij, i cili kishte inkurajuar protesta kundër regjimit Maduro para se të shpallte veten president.

“Ne nuk do të vrasim njëri-tjetrin, popullin venezuelian. Ne do t’i zgjidhim problemet tona pa dhunë. Shpresojmë se më parë dhe jo më vonë opozita do të dalë nga rruga e ekstremizmit dhe do të hapë një dialog të sinqertë,” tha ai.

Maduro shkëputi lidhjet diplomatike me SHBA të mërkurën, pasi Presidenti i SHBA Donald Trump zyrtarisht njohu Guaido si udhëheqës legjitim të Venezuelës. Diplomatëve amerikanë u është dhënë 72 orë për t’u larguar nga vendi. Administrata Trump fillimisht refuzoi ultimatumin e Maduro, duke pretenduar se ai nuk kishte autoritetin për të marrë një vendim të tillë. Megjithatë  diplomatët amerikane dhe stafi i ambasadës u urdhëruan të largohen nga Venezuela “për arsye sigurie” të enjten.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb