VENEZUELE

Donald Trump do të jetë përgjegjës për një gjakderdhje të ngjashme me luftën e Vietnamit nëse ai merr pjesë ushtarakisht në Venezuelë, paralajmëron Nikolas Maduro.

Në një intervistë me gazetarin spanjoll Jordi Évole, presidenti i Venezuelës komentoi deklaratat e Trump për një ndërhyrje të mundshme ushtarake kundër Karakasit.

“Stop. Stop, Trump! Mbajeni atje! Ju jeni duke bërë gabime që do të lënë duart tuaja të mbuluara me gjak dhe do të largoheni nga presidenca e ngjyrosur me gjak “, tha Maduro. Ai paralajmëroi se një luftë e mundshme mund të nënkuptonte një “Vietnam” të ri për Uashingtonin.

Në një deklaratë të mëparshme, presidenti amerikan ka përjashtuar çdo negociatë duke pohuar se dërgimi i ushtrisë amerikane në Venezuelë ishte thjesht “një opsion”.

“Nëse perandoria amerikane e veriut na sulmon, ne do të duhet të mbrojmë veten … Ne nuk do ta dorëzojmë Venezuelën. Ne kemi edhe sekretet tona”,  tha presidenti venezuelian.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb