MEKSIKË

Autoritetet lokale kanë zbuluar mbetjet e 35 personave në varre masive në shtetin e dhunshëm Jalisco, në bregun qendror të Paqësorit të Meksikës, thanë zyrtarët të shtunën. Prokurori Gerardo Octavio Solis tha se shumica e trupave ishin vendosur në një fermë në qytetin Zapopan.

Ndër të vdekurit, “27 prej trupave u lidhën kur u vranë. Solis në një konferencë për mediat deklaroi se vetëm 2 persona të vdekur janë identifikuar, raporton AFP. Ai paralajmëroi se numri i personave të gjendur të vdekur mund të rritet. “Ne jemi duke gërmuar më shumë se tre metra thellë. Ne gjithashtu po përdorim makineri të rënda, me inxhinierë që të bëjnë llogaritjet strukturore, pasi nuk duam të dobësojmë disa nga muret perimetrale”, shtoi zyrtari policor.

Solis tha se kafka e shtatë njerëzve të tjerë dhe mbetjeve të tjera njerëzore u zbuluan në ambientet e një shtëpie të vendosur në Guadalajara, qyteti i dytë më i populluar i Meksikës. Më shumë se 40,000 njerëz janë zhdukur ose kanë vdekur si rrjedhojë e luftës së ashpër mes klaneve të drogës në Meksikë. Gjithashtu, ka viktima të shumta edhe si rrjedhojë e përplasjes së policisë me bandat kriminale.

Shteti i Jalisco është baza e disa prej mafeve më të rrezikshme në vend, të cilat kanë marrë përparësi dhe hov të frikshëm.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: