Javorja gjermane, Zeit, ka publikuar një artikull në të cilin shkruan se me mijëra foshnje serbe janë shitur, pasi iu janë marrë nënave menjëherë pasi i kanë lindur. Sipas këtij shkrimi të cituar nga Express, prokuroria serbe vazhdon të heshtë për raste të tilla megjithëse ka raste që kanë ndodhur vite më parë.

Media gjermaneka intervistuar një grua serbe me emrin Mira Dobrosavljeviç, e cila thotë se kurrë nuk do e harrojë momentin kur e ka lindur djalin e saj më 2 nëntor të vitit 1989 në Pançevë të Serbisë. 46 vjeçarja thotë se menjëherë pasi ka lindur mjekët i kanë thënë se ka pasur disa komplikime dhe për këtë arsye është dërguar në Beograd. Tre ditë më vonë i kanë thënë se foshnja ka vdekur, ndërsa për varrimin e djalit do të kujdeset spitali. “Në Jugoslavinë e atëhershme ende i besonim shtetit. Deri atëherë as që më binte ndërmend të dyshojë”, thotë Mira.

Zeit shkruan se kjo nënë serbe është tronditur kur e ka marrë vesh se djali i saj në fakt është i gjallë dhe se ai ishte shitur si foshnje. Rasti i saj sipas medias gjermane nuk është i vetmi.

Shoqata serbe e prindërve thotë se janë nga 6 mijë deri në 10 mijë raste të fëmijëve që janë “zhdukur” në mes të vdekjes dhe autopsisë. Deri më tash, kjo shoqatë ka realizuar teste të ADN-së dhe ka arritur të bierë në gjurmë të 42 fëmijëve të shitur që tani janë në moshë madhore. Ndërkohë rastet e zhdukjes së fëmijëve po vazhdojnë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: