Kryetari i PD Lulzim Basha në një dalje publike për mediat deklaroi se kryeministri Edi Rama po kap reformën në drejtësi. Basha tha se Rama është njeriu që ka interes më shumë të kapë reformën, pasi ai e di se rrezikon të dënohet.

Basha ka lexuar fjalët e kryeprokurorit italian të mafies Federico Cafiero De Raho, teksa ai thotë se  “mafia shqiptare ka lidhje me nivele të larta të politikës në Shqipëri”. Sipas Bahës, kaq mjafton për të kuptuar se kush ka lidhje me mafien e kush e do kapjen e reformës në drejtësi.

“SPAK dhe BKH janë jetike sot për Shqipërinë, por u vonuan që të jenë në kontroll politik. Të gjithë e dimë se kush ka interes për kapjen e reformës në drejtësi. Sot kryeprokurori italian i mafies na kujtoi se kush nuk do reformën në drejtësi. Këto fjalët e De Raho:” “Mafiozët shqiptarë kanë krijuar lidhje me politikën dhe interesat e tyre janë të ngushta me politik-bërjen në Shqipëri”. Ju e dini se ka 6 vjet që denoncojmë kapjen e shtetit nga interesa mafioze. Mjafton kjo deklaratë për të kuptuar sekush tmerrohet nga forca e ligjit, se kush interesohet për të kapur reformën në drejtësi. PD do një drejtësi të pavarur. PS nuk ka interes për reformën në drejtësi sepse kjo parti do të ishte subjekt i parë i reformës në drejtësi”, tha Basha.

Lulzim Basha theksoi se Rama tashmë do të kapë edhe institucionin e Presidencës, ndërsa vlerësoi se ai është njeriu që ka penguar integrimin europian të vendit.

“Maxhoranca do që të kapë presidencën. Mirëpo Gjykata Kushtetuese ë2shtë një nga kushtet e Bundestagut. Edi Rama nëse mendon se mund t’ia hedh Bundestagut, e ka shumë, gabim, sepse është institucioni më i formuar për atë që ndodh në Shqipëri. Rama kujton se me letra bakalli “u kry” do të bëj punë. Edi Rama ëhstë një person që për interesa të vetat pengon integrimin e vendit. Thirrja ime ndaj PS është të ndalë këtë politikë. Shqipëria ka nevojë për Gjykatë Kushtetuese”, u shpreh Basha.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb