“Mafia shqiptare është një nga organizatat kriminale më të frikshme në botë”! Kështu shkruan gjiganti gjerman “ZDF”, në një reportazh për bandat kriminale shqiptare, që është pjesë e dokumentarëve kushtuar bandave kriminale në të gjithë botën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Reportazhi është i 43 minuta i gjatë dhe mund të shihet vetëm në Gjermani. Ndër të tjera, në shkrim thuhet se “armët, trafiku njerëzor dhe droga janë ndër fushat fitimprurëse të biznesit për bandat shqiptare”.

Gazetari David Beriain ka qenë në Shqipëri për të parë nga afër strukturat e kësaj organizatave kriminale, të cilat, siç shkruan ZDF-së, kanë rrënjë në bindjet tradicionale dhe ndjekin një kod të fortë nderi dhe hakmarrjeje.

Në dokumentar, gazetari flet edhe me disa persona të maskuar, të cilët nuk japin shumë detaje se çfarë janë.

  • foto galeri

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb