Trafiku i sasive të mëdha të lëndëve narkotike të kapura së fundi ka alarmuar Greqinë, e është kthyer tashmë në një vend tranzit të karteleve shqiptare të kokainës dhe marijuanës.


Media e njohur “Zougla” shkruan se sekuestrimi i 1 ton marijuane është shumë, por një tjetër problem më madhor për autoritetet greke është linja Ekuador-Shqipëri dhe Pire-Shqipëri.


  • foto galeri

Në një shkrim të gjatë kushtuar trafikut të drogës, pas të cilës fshihen bandat shqiptare, kjo medie thekson se “sipas burimeve policore, kartelet latino-amerikane kanë gjetur bashkëpunim me mafien shqiptare. Të njëjtën gjë thonë edhe autoritetet italiane. Sipas tyre, Adriatiku është nën një luftë midis autoriteteve dhe mafies shqiptare, e cila tenton të bëhet mafia e katërt në vendin fqinj”.


Më tej, në shkrim citohet edhe një prokuror italian, i cili ka thënë pak ditë parë se “duhet pasur kujdes në linjën Shqipëri-Puglia-Greqi. “Sakra Corona Unita” e përdor shpesh këtë linjë në bashkëpunim me trafikantët shqiptarë për të transportuar ngarkesat”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb