Gugash Magani, trajneri i Tiranës, dha mendimin e tij para ndeshjes me Vllazninë.
“Padiskutim që klasikja e Shqipërisë cilësohet si derbi, e rëndësishme është që ne jemi shumë të karikuar sepse nuk kemi alternativë tjetër, kemi bërë shumë gabime rrugës dhe do të jemi të kujdesshëm, do të futemi për të marrë gjithçka, maskimumin e pikëve. Dy lojtarë janë federuar me Tiranën, do jenë pjesë e stolit, është rikthyer Zharmuni.
Kemi dy mungesa si Soler dhe Kola. Çdo skuadër ka nevojë për lojtarë, janë larguar 4 të tillë dhe jo të gjithë kanë pasur minuta. Po mundohemi që në vendet vakante ti zëvendësojmë, lojtarë si Smaçi do na bëjë punë, e njeh kampionatin shqiptar dhe ka një ritëm tjetër. Nuk mund të bëj parashikuesin, nëse sdo kisha bindje për skuadrën nuk do ta merrja drejtimin, më bind klubi që është më i titulluar në Shqipëri, presim dy goditje të tjera. Tirana e 2025-ës padyshim do të jetë shumë e ndryshme. Po mundohemi për mesfushën se repartet e tjera janë të kompletuara, në sulm kemi luksin për të përdorur 4 lojtarë. dp të bëjë më të mirën për të arritur objektivat. Kemi punuar mos kemi presion artificial. presioni sportiv është prezent pasi ndryshe skaa motivim. Vetë klubi ka të dyja objektivat, në kampionat jemi shumë larg por do tja bëjmë yzmetin për të vazhduar më tej”, deklaroi ai.