TIRANE- Puntatën e kaluar në emisionin ‘Shqiptarët për shqiptarët’ motrat Libohova iu bashkuan nismës për të shpërndarë ushqime tek njerëzit në nevojë. Sot këngëtarja Eneida Tarifa tregoi se ka zemër të madhe dhe se solidarizohet me realitetin e trishtë e të varfërve. Këngëtarja e njohur ka blerë ushqime dhe ia ka dhuruar “Magazinës së Bamirësisë” .

Ushqimet qe Eneida dhe shumë bamirës kanë dhuruar në “Magazinen e Bamirësisë” janë marrë në “dorëzim” nga disa nxënës të shkollës “Sami Frashëri”, të cilët kanë udhëtuar me orë të tëra edhe në këmbë e në terren të vështirë për të çuar jo bukë por edhe shpresë dhë për tua ndryshuar disi ditën të pamundurve.

Nxënësit e shkollës “Sami Frashëri” përcollën një model për t’u ndjekur nga bashkëmoshatarët e tyre. Përballja me realitetin padyshim që i bëri më të ndërgjegjshëm dhe ishte një eksperience që do ta kujtojnë gjatë.

Sami Frasheri Shperndan Ushqime 1
Sami Frasheri Shperndan Ushqime 1

Rruga për të trokitur në dyert e banesave në fshatrat më të thëllë të Tiranës nuk ishte aspak një mision i lehtë.

Pasi janë afruar me mjete në afërsi të fshatrave, nxënësit nuk kanë mundur të shkojnë më tej me automjete, kështu që kanë marrë disa kafshë për të ecur përpara. Madje pasi u errësua kanë përdorur elektrikë dorë për të ndriçuar rrugën e tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=8QfbKS7_RdY&feature=youtu.be

“Magazina e Bamirësisë” është magazina e tejmbushur me 60 ton ushqime bazike për familjet e varfëra që nuk kanë mundësi të sigurojnë ushqimin e përditshëm. Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri sezonin e kaluar të emisionit nuk reshtën duke ndihmuar në zonat më të vështira për tu arritur ata njerëz që u mungon buka e përditshme.

Edhe në nisje të emisionit ‘Shqiptaret per Shqiptaret’, Elvis Naçi  tregoi se kishte bërë një punë të jashtëzakonshme duke mbushur me 60 ton ushqime “Magazinën e Bamirësisë” siç e quan ai. Rreth 1000 familje në nevojë tashmë ndihmohen me ushqime bazike, me standarde dhe me cilësi shumë të mirë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb