Policia e Korçës zhvilloi një operacion anti-drogë pasditen e sotme, që çoi në zbulimin e një magazine në fshatin Voskop, ku magazinohej lëndë narkotike, e llojit kanabis.

Gazetarja e News24 Lorena Kodra duke iu referuar burimeve nga policia, tha se hetimet për këtë operacion kanë nisur prej disa javësh, ndërsa janë arrestuar 6 persona, që dyshohet se janë gjetur brenda magazinës dhe kishin si detyrë përpunimin e lëndës narkotike.

Mes të arrestuarve janë edhe 3 gra, ndërkohë që priten të tjera arrestime.

Gazetarja bëri të ditur se gratë e arrestuara nuk janë nga Korça, ndërsa referuar burimeve policore magazina në periferi të fshatit Voskop, konsiderohet si një vend dytësor, ndërkohë që një grup hetimor po kryen veprimet proceduriale në një tjetër vend, që dyshohet se është kultivuar droga.

Ende nuk dihet sasia e drogës së gjetur në magazinë.

Referuar burimeve, gazetarja tha se lënda narkotike nuk është kultivuar në Korçë por është transportuar aty nga një tjetër vend, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Mësohet se hetimet janë shtrirë në një tjetër qytet, nga ku dyshohet se është transportuar lënda narkotike, e cila magazinohej në Voskop.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb