Banorë të sektorit Rinia dhe Porto Romano kanë protestuar paraditen e sotme kundër magazinimit të kontenierëve me mbetje të rrezikshme pranë banesave të tyre. Vendndodhja ku qëndrojnë kontenierët ruhet nga policia 24 orë në 24.

Banorët kërkojnë nga autoritetet që magazinimi i kontenierëve, që dyshohet se përmbajnë mbetje të rrezikshme, të bëhet në një zonë larg qendrave të banuara.

“Kemi 30 vjet që jetojmë këtu, është një zonë e ndotur, kemi pasur probleme me mbeturinat, kanë vdekur njerëzit nga tymrat që krijoheshin nga djegia e mbeturinave”, tha një banor për gazetaren e Neës24, Klodiana Haxhiaj, që ka ndjekur nga afër protestën.

Banori u shpreh se ndërsa në një anë ndodhet eco-park, në anën tjetër janë depozituar 102 kontenierët me mbetje të rrezikshme.
“Kemi frikë për jetën, kanë vdekur njerëz nga papastërtitë, nga plehrat, nga mbeturinat që digjeshin”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb