Erling Haland, sulmuesi i RB Salcburgut, që ka nisur një sezon të jashtëzakonshëm duke realizuar 17 gola në 9 takime, përfshirë dhe një tregolësh në Champions League kundër Genkut, ka folur për ëndrrat e tij të ardhshme në një intervistë për TV2.

“Për mua Zllatan Ibrahimoviç është lojtari më i madh. është skandinav dhe dikush duhet të ndjekë gjurmët e tij. ëndërroj gjithmonë që të luaj në ekipet më të mira në botë dhe do të më pëlqente shumë që të luaja në Premier League në të ardhmen”, theksoi norvegjezi 19-vjeçar i Salcburgut.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: