TIRANË-Po vjen fundi i vitit 2014 dhe në shumë aspekte bëhen analizat vjetore të punës së 12 muajve. Kështu dhe rrjeti social Media Albania ka realizuar një sondazh mbi televizionet, emisionet, personazhet, muzikën. Duke qenë se lajmi për ne shqiptarët përbën ‘ushqimin’ kryesor ditor, televizioni që këtë vit solli magjinë e lajmit, u vlerësua stacioni, News 24.

Lajmet e fundit dhe transmetimi 24 orë e kanë bërë News 24 kanalin e parë të informimit në Shqipëri krijuar që prej vitit 2002. Së fundmi News 24 ka bërë kalimin në formatin FULLHD. Edhe sot News 24 mban vendin e parë dhe vlerësohet nga me çmimin “MAGJIA E LAJMIT”.
Pak ditë më parë ky kanal televiziv mori çmim si televizioni i vitit nga bashkia Kamëz.

Sondazhi me votime u realizua nga stafi i Media Albania dhe redmedia.
Nga votimi në faqen e tyre rezultoi:

MAGJIA E LAJMIT shpallet fitues televizioni “News 24” me 47% të votave

MAGJIA E TALENTIT fitues shpallet The Voice of Albania me 31% të votave

MAGJI DIXHITALE fitues shpallet kanali Living i platformës televizive Tring Digital me 39% të votave të publikut

MAGJIA E MUZIKËS shpallet kanali muzikor MAD Albania me 32% të votave të publikut.

MAGJIA E PERSONAZHIT shpallet fitues i këtij çmimi Renato Mekolli me 65% të votave.

MAGJIA E HUMORIT fitues shpallet programi i humorit Portokalli

MAGJIA E SË DIELËS shpallet fitues programi E Diela Shqiptare me 60% të votave.

MAGJIA E EKRANIT fitues shpallet Top Channel me 48% të votave të publikut.

MAGJIA E FËMIJËVE shpallet fitues programi Art Instikt i transmetuar në kanalin për fëmijë Bang Bang (Digitalb) nën drejtimin e Kosta Zhongës.

MAGJIA E FESTIVALIT fitues shpallet festivali muzikorë Kenga Magjike me 59% të votave të publikut.

MAGJIA E DEBATIT shpallet fitues programi Opinion i drejtuar nga Blendi Fevziu me 42% të votave të publikut.

MAGJIA E AUTORIT shpallet fituese autorja Vera Grabocka me 49% të votave.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: