TIRANË

Violinist i njohur shqiptar, Olen Çezari rikthehet pas dy vitesh për publikun shqiptar me një koncert gjigant. I duartrokitur gjithnjë nga publiku vendas dhe i huaj, ai ka vendosur që në këtë rikthim të tijin të jetë për dy mbrëmje rresht, përballë atyre që nuk ia kanë kursyer asnjëherë emocionet.

Në një intervistë për ‘News24’, ai zbulon detaje lidhur me përmbajtjen e programit, që do të elektrizojë Pallatin e Kongreseve.

“Kemi marrë me vete një ushtri muzikantësh. Janë gati 20 vetë, që po vinë nga Spanja, Italia, Franca, Kina për të bërë këtë festë dhe për të sjellë dashurinë tonë në Tiranë, e këtë dashuri t’ia falim publikut tonë me gjithë shpirt. Programi është komplet i ri. Kemi të ftuar të rinj, spektakël të ri.

Mezi po e pres koncertin dhe shpresoj që Tirana të ketë mundësinë ta shijojë me shpirt të hapur, me dashuri. Siç e transmetojmë ne me dashuri, edhe Tirana ta thithë me dashuri”, shprehet violinist virtuoz, i cili së bashku me grupin e tij “International Clandestine Orchestra”, do të ndezin atmosferën për rreth 3 orë në datat 23 dhe 24 prill, në Pallatin e Kongreseve, për të tejkaluar suksesin e koncertit të dy viteve më parë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb