Është Mahmood fituesi i edicionit të 69-të të Festivalit italian të Sanremos. 27 vjeç, me nënë italiane dhe baba egjiptian, Mahmood mbërriti në skenën e Ariston pasi fitoi bashkë me Einar, edicionin e fundit të Sanremos për të rinjtë, dhjetorin e kaluar. Reperi 27-vjeçar pra ka fituar fiton dy herë.

Këngëtari Ultimo është klasifikuar i dyti dhe vendin e tretë e kanë zënë djemtë e grupit “Il Volo”. Fituesi: “Faleminderit të gjithëve, nuk po arrij ta besoj”.

Mahmood 1
Mahmood 1

E shpërbleu televotimi pas klasifikimi të përkohshëm që e kishte vendosur në vendet e para së bashku me tre djemtë “Il Volo” dhe super të favorizuarit Ultimo. Në fund, kënga e tij “Soldi” mori çmimin e madh.

Pas fitores Mahmud u shpreh: Unë jam 100% italian, nëna ime është nga Sardenja dhe babai im është egjiptian, por unë kam lindur dhe rritur në Itali”.

https://www.youtube.com/watch?v=ogqRjzZjFSE

Ndërkohë Matteo Salvini u shpreh kundër fitores së 27-vjeçarit. “Mahmood… mah….Kënga italiane më e bukur?!? Unë do kisha zgjedhur Ultimon, si mendoni??”, ka pyetur zëvendës kryeministri italian në Twitter.

Kujtojmë se vitin e kaluar fitues i Sanremos ishte këngëtari shqiptar Ermal Meta me Fabrizio Moron, “Non mi avete fatto niente”.

Salvini Pr Mahmood
Salvini Pr Mahmood

Renditja përfundimtare

Renditja
Renditja

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb