Real Madridi e ka seriozisht për Erling Haland, të riun e talentuar norvegjez të Red Bull Salcburgut, i aftë të shënojë 18 gola në 11 ndeshje në këtë pjesë të parë të sezonit, mbi të gjitha duke treguar edhe vazhdimësi në Champions League, kur realizoi 3 gola ndaj Genkut dhe një gol ndaj Liverpulit në “Anfield”, çka bëri që emri i tij të pushtojë mediat.

Kështu “AS” raporton se veç Real Madridit është në garë dhe Mançester Junajtid, i gatshëm të bëjë çmenduri për të norvegjezin, ndaj në verë parashikohet një garë vërtet e ashpër mes dy klubeve, për të mos thënë që mund të nisë që në janar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: