Angelina Statyeva, nga Ukraina, këndoi në “The Voice of Greece” një pjesë të këngës arbëreshe “Vajta kalova gjithë Kalabrinë”, të cilën e njohim ndryshe edhe si “Lule lule”.

Nisur nga Instagrami i saj, Angelina nuk ka ndonjë lidhje të fortë me Shqipërinë, por megjithatë, e kontaktuar nga Anabel, ajo tregoi se arsyeja pse zgjodhi një këngë shqiptare lidhet me admirimin për kulturën e pasur të Ballkanit, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Ajo kur i tha jurisë se kënga ishte shqiptare ata u habitën dhe e pyetën nëse dinte shqip. Angelina u tha se i pëlqeu shumë kënga dhe vetëm tekstin e saj kishte mësuar.

Por pavarësisht vështirësive në shqiptimin e frazave, që është mëse e kuptueshme, këngëtarja ia doli të tërhiqte vëmendjen e jurisë së përbërë nga Eleonora Zouganeli, Panos Mouzouraki, Elena Paparizou dhe Sakis Rouvas, si dhe të publikut.

U pa dhe një farë xhelozie te juria, kur mësuan se kënga e saj ishte në shqip, aq sa e pyetën nëse ishte i pëlqenin këngët greke dhe a ishte ajo gati të këndonte një të tillë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb