Pep Guardiola i ka kërkuar falje Gabriel Jesus pasi i hoqi të drejtën e ekzekutimit të penalltisë në barazimin 0-0 të Manchester City kundër Liverpool. Pas zëvendësimit të Sergio Aguero, sulmuesi brazilian ishte gati të merrte të drejtën e gjuajtjes së 11-metërshit të fituar në minutën e 86’, por trajneri i City-t, porositi Benjamin Mendy që t’i komunikojë Riyad Mahrez të merrte në patronazh gjuajtjen e rëndësishme. Sulmuesi algjerian dështoi totalisht me gjuajtjen e tij, me topin që përfundoi mbi traversë. Ishte penalltia e pestë e humbur nga Mahrez në tetë të ekzekutuara në Premier League, teksa City dështoi të fitojë ndeshjen, duke u detyruar të mjaftohet me vetëm 1 pikë.

“Po, Gabriel e kërkoi. Unë i kërkoj falje. Gjatë seancave stërvitore e shoh Mahrez që gjuan gjithmonë penallti dhe ajo gjë më jep besim të madh. Do të jetë një eksperiencë pozitive për atë herën e ardhshme kur të shënojë. Morëm 1 pikë. Ishim shumë pranë fitores, më afër se kurrë këtu në Anifeld, por është më mirë se sezonin e kaluar, kur humbëm, veçanërisht kur kërkojmë gjithmonë që të jemi vetvetja. Ne konkurojmë vërtetë shumë mirë. Kishim shansin tonë, por duhet të pranojmë fatin. Jam shumë komod me performancën që bëmë sot. Kundërshtari nuk pati asnjë goditje në kuadrat. Në Anfield kjo është e komplikuar”, deklaroi Pep Guardiola.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb