Anekdotat me gjirokastritet, të treguara në takimin e djeshëm të kryeministrit Rama në njësinë administrative nr. 5 në prani të ministrit të Diasporës, Pandeli Majko, kreut të Bashkisë, Erion Veliaj dhe aktorit Gaz Paja, vjen reagimi i Majkos.

Me nje shenim ne faqen e tij ne FB, ai shkrun se “humor me Gjirokastrën bëjnë ata që e duan. Humorin ja bëjnë edhe ata të cilët e shohin si dhelpra rrushin që nuk kap dot”.

Me tej, sqaron se “Edi Rama dhe unë rregullisht ngacmohemi në publik”

Reagimi i Majkos

Humor me Gjirokastrën bëjnë ata që e duan. Humorin ja bëjnë edhe ata të cilët e shohin si dhelpra rrushin që nuk kap dot. Qyteti i tim eti është mal dhe mencuri.
(Edi Rama dhe unë rregullisht ngacmohemi në publik. Kjo ndodhi edhe dje në Njësinë 5. Unë nuk tregoj anekdota për Gjirokastrën. Ky është rregull familjar.)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: