TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i është përgjigjur qëndrimit të deputetit të Partisë Socialiste, Pandeli Majko, për idenë e referendumit për reformën në drejtësi. Sipas Ristanit kjo gjë është e pamundur, pasi në referendum duhet të marrin pjesë 1/3 e zgjedhësve të vendit.

“Nuk shkoni në referendum me këtë ligj, që referendumi të fitojë do jo më pak se 1/3 e zgjedhësve në listë që të votojnë pro, që do të thotë 3 milionë e 300 mijë zgjedhës në listë që do të thotë jo më pak se 1 milion vota pro që të fitojë referendum dhe kjo duhet të jetë 50 plus 1 e pjesëmarrësve që do të thotë se duhet të marrin pjesë jo më pak se 2 milionë e ca njerëz. Ju e dini se në zgjedhjet tona marrin 1 milion e gjysmë zgjedhës dhe këto idetë janë maskime dhe ballo me maska. Gjeni një formulë që mos kapet politikisht sistemi, as nga Rama sot e as nga Basha nesër, dhe dihet që ka mekanizma plot që të mos kapët politikisht drejtësia”, tha Ristani.

Në fjalën e tij lidhur me reformën, ish-kryeministri Majko u shpreh se ky proces do kryhet nëpërmjet bashkëpunimit të ekspertëve ndërkombëtarë dhe ekspertëve shqiptarë. Majko e lidhi rëndësinë e kryerjes së reformës me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në fund Majko lëshoi edhe një mesazh për opozitën ai fillimisht tha se opozita dhe mazhoranca duhet të bien dakord për reformën, në rast se kjo nuk ndodh atëherë do na duhet t’i drejtohemi popullit për referendum.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb