Edhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, iu është bashkuar sot votimeve, duke hedhur votën e tij në kuti. Majko ka votuar në qendrën e tij të votimit në Liceun Artificial “Jordan Misja”. Pas votimit, ministri dha dhe një mesazh, duke e vlerësuar procesin të qetë dhe normal.

“Është një ditë e qetë, normale. Gjërat janë në pikëpamje të pjesëmarrjes të plota”, tha Majko.

Më tej, ai apeloi dhe për zgjidhjen e krizës politike, teksa tha se palët politike duhet të ulen pas votimeve për të biseduar dhe për të nisur një mënyrë tjetër të vepruari. “Shpresoj që pas kësaj date, duke nisur nga 1 korriku të gjithë të ulemi e të shikojmë një mënyrë tjetër për të vepruar përballë njëri tjetrit. Procesi më duket i qetë dhe normal”, u shpreh ministri.

I pyetur  lidhur me zgjedhjet e para viteve ’90, Majko u përgjigj: “Ata që kundërshtonin zgjedhjet para 1990 futeshin në burg”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb