TIRANË- Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko foli për një strukturë të re e qasje tjetër ndaj diasporës dhe shqiptarëve që ndodhen jashtë kufijve shtetërorë.

Në prezantimin e programit për diasporën në Asamblenë e PS-së, Majko tha se sjellja e shtetit shqiptar karshi saj ka qenë gati qesharake, ndaj sipas tij është i nevojshëm veprimi.

“Jemi shumë-shumë vonë në marrëdhënie me diasporën dhe emigracionin për të mos thënë që sjellja jonë karshi tyre ka qenë qesharake. Na duhet jo të ecim por të vrapojmë. Është shumë e thjeshtë të flasësh më e rëndësishmja është të veprosh. Ky është qëllimi”, deklaroi Majko.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb