TIRANË-Deputeti i PS-së Pandeli Majko ka njoftuar se vitin që vjen në Tiranë do të zhvillohet sesioni i Asamblese Parlamentare të NATO-s. Në asamble sipas Majkos do të jenë të pranishëm 700 pjesëmarrës dhe Sekretari iPërgjithshëm i NATO-s.

Në një postim në faqebook Majko shkruan se sapo është kthyer nga Budapesti, nga sesioni i rradhes i Asamblesë. “Tashme eshte zyrtare, vitin që vjen në Tiranë do të zhvillohet sesioni i Asamblese Parlamentare të NATO-s me praninë e mbi 700 pjesemarrësve dhe të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Sapo u kthyem nga Budapesti, nga sesioni i rradhes i Asamblese, me koleget Topalli dhe Qefalia të shoqeruar me ndjenjat e dashamirësisë hungareze, e njohur dhe e vjetër pë shqiptarët.
Sot mbasdite në Selitë për takim me zgjedhësit bashkë me Erjon Velinë.”- shkruan Majko.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: