TIRANE- Ish ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka njoftuar përmes një statusi në profilin e saj në Facebook se ka fituar zgjedhjet për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Ministrja thotë se fitorja i takon Shqipërisë, ndërsa nuk nguron të falënderojë edhe ministrin Ditmir Bushati. Bregu ka fituar përballë ish kryeministrit dhe ministrit te jashtëm malazez, Igor Luksiç.

Statusi i plote:
Fituam ❗️
Unë fitova garën, por fitorja i takon vendit tim!
Faleminderit të gjithëve që besuan dhe më votuan për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
Mirënjohje të gjithëve, vendeve anëtare, institucioneve shqiptare, Komisionit Europian, EEAS( Shërbimi i Jashtëm i BE),Parlamentit Europian, familjes time politike EPP, e mbi të gjitha vendeve që votuan bindshëm kandidaturën time.
U përpoqën të gjithë, me qartësinë se drejtimi prej meje i këtij institucioni do të ishte fitore e Shqipërisë dhe shqiptarëve!
Jam e nderuar sot që për herë të parë më takon mua të drejtoj si e para shqiptare në një pozicion të lartë ekzekutiv, institucionin që ka si mision fuqizimin dhe rritjen e bashkëpunimit në vendet e Europës Juglindore!
Një falënderim miqësor për Ditmirin. Na ndajnë sinoret politike, por na bashkoi qasja Europiane dhe përpjekja për të punuar pro Shqipërisë!
E di që do të jetë një sfidë e vështirë, por nganjëherë e vështira është më e mira!

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: