SERBI

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ndodhet në Beograd ku po zhvillon takime me krerët më të  lartë të shtetit serb. Takimin e parë Bregu e ka zhvilluar me Presidentin serb Aleksandër Vucic. Pjesë e bisedës ka qenë bashkëpunimi rajonal dhe projekti për heqjen e tarifave roaming në rajon.

Majlinda
Majlinda

“Një takim shumë konstruktiv me presidentin @avucic @predsednikrs. Është në interesin reciprok dëshira për të lëvizur përpara, si një rajon që flet qartë, kemi nevojë për njëri-tjetrin. Kjo është metoda më efektive për integrimin ! # mobilitetit, # 0roamingtariffs, # tregti dhe # investime”, shkruan ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: