Kampionia e Kosovës, Majlinda Kelmendi ka folur për herë të parë pas triumfit të arritur në Lojërat Olimpike.


Xhudistja kosovare, fitoi medaljen e artë në “Rio 2016”, duke u futur në histori si sportistja e parë që sjell medalje të artë në shtetin e Kosovës.


Ajo u shpreh shumë e lumtur, dhe mesazhi për të gjithë shqiptarët ishte shumë emocionues.


‘Po ndihem shumë e lumtur, është ëndërr e cila është bërë realitet. Kënaquni, shijojeni, tani kemi medaljen e artë olimpike’, u shpreh Majlinda