Nga Zonja Katerina
Përbërësit

300 gr makarona, 2 lgj gjalpë ose 4 lgj vaj ulliri, 1-2 fileto pule, 1 domate ose 2-3 domate të thata, 1-2 speca, 1 karrotë, 1 kungull
100 gr djathë të verdhë, 2 filxhanë (çaji) kos, 1 kokërr vezë, 1 lugë niseshte, Kripë, piper, arrë moskat.

Përbërësit

Vendosim fillimisht makaronat të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë sipas minutazhit të përcaktuar në paketim.

Paralelisht me makaronat vendosim filetot e pulë të ziejnë. Më pas i presim në pjesë të vogla.

Ndërkohë me pak vaj ulliri ose gjalpë kaurdisim perimet sa të zbuten paksa. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe më pas shtojmë filetot e puës.

Në një tavë të thellë hedhim makaronat e zjera dhe më pas perimet me filetot e pulës. Grijmë djathin e verdhë mbi të gjithë sipërfaqen e tavës dhe më pas përziejmë kosin me vezën dhe niseshten dhe e hedhim në tavë. E spërkasim me pak vaj ulliri ose copëza gjalpi dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 25-30 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb