Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 pako makarona (në formë elbi), 4 lgj vaj ulliri, ½ gotë verë, 2 karrota, 2 domate pure, 1 kokërr qepë, 1 gjethe dafine, 1 litër lëng mishi, Kripë, piper.

Për qoftet:
300 gr mish të grirë, 1 qepë, 1-2 thelpinj hudhër, 1 vezë, 1 fetë bukë, 2 lgj vaj ulliri, Kripë, piper, rigon

Përgatitja

Fillimisht përgatisim qoftet duke përzier mirë të gjithë përbërësit.

Në një tigan të thellë hedhim gjysmën e sasisë së vajit dhe e lemë të ngrohet. Shtojmë më pas qoftet e përgatitura dhe i kaurdisim lehtë nga të gjitha anët duke i shuar me pak verë të bardhë. I largojmë më pas qoftet dhe në po atë tigan hedhim qepën e grirë hollë dhe e kaurdisim sa të zbutet. Shtojmë më pas karrotat dhe purenë e domates. Rregullojmë shijen me kripë, piper, rigon dhe 1 gjethe dafine dhe e lemë salcën të lidhet paksa. Shtojmë më pas qoftet dhe 1 litër lëng mishi dhe e lemë gatimin të marrë valë.

Ndërkohë në furrë kemi vendosur makaronat me 1 lugë vaj ulliri të ngrohen. Kur salca me qoftet të ketë marrë 2-3 valë e shtojmë në tavën ku kemi makaronat. E vendosim më pas tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 30-35 minuta. Në 5 minutëshin e fundit shtojmë dhe djathin të grirë në gjithë sipërfaqen e tavës.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: