NGA ZONJA VJOLLCA*
320 gr makarona
300 gr brokoli
1 thelpi hudhër
3 lugë gjelle vaj ulliri
50 gr djathë parmixhano
Kripë
Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë për 9 minuta. Në minutën e 6-të vendosim në ujin e makaronave brokolin për 3 minuta. Ndërkohë në një tigan me 3 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim një thelpi hudhër ku më pas vendosim makaronat me brokolin. I trazojmë dhe i servirim të pudrosura me djathë parmixhano.
(d.b/BalkanWeb)