NGA ZONJA VJOLLCA
300 gr makarona (penne)
100 gr djathë gorgonxola
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 thelpi hudhër
80 gr pançetë
200 ml pana
50 gr arra
Kripë
Piper i zi
Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë për 10 minuta. Ndërkohë përgatisim salcën duke skuqur pançetën me dy lugë vaj ulliri derisa ajo të bëhet krokante. Më pas shtojmë panën, djathin gorgonxola, një garuzhde nga uji i makaronave dhe në fund arrat. I trazojmë mirë dhe më pas salcën e përgatitur e trazojmë me makaronat.
(d.b/BalkanWeb)