Nga: ZONJA KATERINA

500 gr makarona, 250 gr kos, 2 lgj vaj ulliri, 1-2 thelpinj hudhër, Kripë, piper, Domate, spec – sipas dëshirës

Ziejmë makaronat aldente, më pas i kullojmë dhe hedhim ½ e vajit të ullirit të cilin e kemi aromatizuar me hudhër. E lemë të ulet pak temperatura e makaronave dhe më pas shtojmë kosin. E përziejmë mirë duke shtuar dhe pjesën tjetër të vajit të ullirit dhe më pas i servirim makaronat të ngrohta.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: