Nga: ZONJA VJOLLCA
320 gr makarona
300 gr karkaleca
350 gr kungull i njomë
2 thelpinj hudhër
Pak piper pikant
Pak majdanoz
Vaj ulliri
Kripë
Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë me kripë sipas minutazhit të përcaktuar në paketim. Ndërkohë presim kungullin në feta rrumbullake me trashësi 2-3 mm. Në një tigan pa yndyrë vendosim 1 thelpi hudhër të cilën e largojmë sa të aromatizohet vaji, shtojmë kungujt dhe i kaurdisim herë pas here që të mos marrin ngjyrë duke i vendosur dhe kapakun.
Shtypim hudhrën me tehun e thikës dhe e grijmë atë shumë imët, shtojmë më pas 1 lugë gjethe majdanoz të grirë hollë.
Në një tigan tjetër ngrohim 2 lugë vaj ulliri dhe kaurdisim hudhrën e grirë imët së bashku me pak piper pikant me fara. Sapo të cingërojnë shtojmë karkalecat, i lemë ato 2-3 minuta duke shtuar më pas kungullin e gatuar dhe pak kripë si dhe makaronat e zjera. I përziejmë mirë duke shtuar dhe 1 garuzhde ujë nga lëngu i zierjes së makaronave dhe i servirim të ngrohta me pak majdanoz të freskët.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)