NGA ZONJA VJOLLCA*

400 gr makarona (pene)
4 kokrra domate
2 kunguj
1 presh
3 kokrra vezë
400 ml ajkë
1 gotë qumësht
3 lugë gjelle vaj ulliri
100 gr djathë parmixhano
Kripë
Piper i zi
Arrë moskat

Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë të vluar me kripë për 7 minuta. I kullojmë dhe i shpëlajmë me ujë të ftohtë, në mënyrë që të ndërpritet proçesi i zierjes. Ndërkohë presim domatet dhe kungujt ne feta te holla rrumbullake. Trazojmë në një tas ajkën me qumështin, vezët, kripën, piperin e zi dhe arrën moskat.

Vendosim makaronat në një tavë të lyer me gjalpë, i nivelojmë mirë duke i mbuluar me kremin e pergatitur me vezë dhe më pas vendosim në formë të tjegullave njëra përmbi tjetrën duke i ngulur tek makaronat një fetë domate, një fetë kungull. Kështu vazhdojmë derisa të mbulojmë të gjithë sipërfaqen, në fund e spërkasim me preshin të prerë në unaza dhe e mbulojmë me djathin parmixhano të grirë. E vendosim pastiçen në furrën e parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 25-30 minuta.

(d.b/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: