Nga: ZONJA VJOLLCA
500 gr makarona Garofalo
1 kokërr qepë
2 thelpinj hudhër
600 gr salcë domate Star
Kripë, piper i zi
1lk rigon, borzilok
250 gr peshk ton
100 dr djathë kaçkavall i butë
4 lgj vaj ulliri Olitalia

Fillimisht ziejmë makaronat me ujë të bollshëm me kripë për 8 minuta (3 minuta më pak se koha e shkruar në etiketë). Në një tigan të thellë kaurfisim qepën dhe hudhrën. Më pas shtojmë salcën e domates bashkë me pak sheqer dhe e lemë salcën të ziejë për pak minuta. E rregullojmë salcën me kripë dhe piper të zi dhe shtojmë më pas peshkun ton të kulluar nga yndyra. E lemë të marrë një valë për 3 minuta dhe më pas shtojmë pak rigon nëse e preferoni.
Largojmë salcën nga zjarri shtojmë pak borzilok tëfreskëtdhe pasi të kullojmë makaronat alternojmë shtresat në tavë, fillimisht një shtresë bazësalce, një shtresë makarona, përsëri pak salcë, një shtresë me djathë dhe kështu me rradhë deri në përfundim të përbërësve. Ose mund të veprojmë më shkurt duke trazuar makaronat me salcën (lemë pak salcë për në fund) dhe të vendosim një shtresë makarona, në mes një shtresë djath dhe përsëri një shtresë makarona. Në fund sipërfaqen e tavës e mbulojmë me pak salcë dhe djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20-25 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb