Recete nga znj Eneida
Përbërësit
200 gr makarona
2 panxharë të zierë
2 thelpinj hudhra
2 lugë stika pishe
4 lugë vaj ulliri
Kripë
Piper të zi
100 gr gjizë pa kripë
Përgatitja
Fillimisht ziejmë panxharët. Më pas i vendosim në një mikser bashkë me vajin e ullirit, stikat, hudhrën, kripën dhe i grijmë deri sa të bëhen pure. E kalojmë masën në tigan me pak rikota, ujë nga makaronat që po ziejnë, dhe në fund shtojmë dhe makaronat.
(BalkanWeb)