1 pako makarona sharrë
500 gr mish të grirë
1 qepë
2 thelpinj hudhra
1 karotë
1 shkop kanellë
2 gjethe dafine
1 kuti domatesh konservë
2 lugë pure domatesh
Kripë, piper
5 lugë vaj
3 patellxhanë
200 gr djathë pice
Përgatitja:
1. Pritni patëllxhanët në feta, kriposini dhe lërini të pushojnë për 30 minuta, pastaj skuqini lehtë.
2. Në një tigan, skuqni qepën dhe hudhrën në vaj. Shtoni karotën, mishin e grirë, dhe vazhdoni t’i skuqni.
3. Hidhni domatet e konservuara, pure domatesh, shkopin e kanellës, dhe gjethet e dafinës. Lërini të ziejnë për disa minuta.
4. Zieni makaronat sharrë sipas udhëzimeve në paketim, pastaj kullojini.
5. Në një tavë, shtoni një shtresë patëllxhanë, një shtresë makarona, dhe një shtresë me përzierjen e mishit.
6. Mbulojeni me djathë për pica dhe piqeni në furrë në 180°C për 25-30 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë.