NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
320 gr makarona (fusilli)
150 gr karrota
200 gr kunguj
200 gr bizele
200 gr domate qershi
Borzilok, trumzë
1 filxhan kafeje vaj ulliri
Kripë, piper i zi
100 gr djath kaçkavall
100 gr sallam mortadela (alternativë)
Përgatitja
Fillimisht vendosim një tenxhere të madhe për të vluar me ujë dhe kripë. Më pas presim perimet, kungujt dhe karrotat, në shkopinj me gjatësi 3 cm. Sapo uji të vlojë vendosim në tenxhere karrotat, kungujt dhe bizelet dhe i lemë të ziejnë vetëm për 2-3 minuta. Largojmë më pas perimet me një sitë dhe i vendosim në ujë të ftohtë me akull për të ndërprerë procesin e zbutjes si dhe për të ruajtur shkëlqimin dhe ngjyrën. Vendosim në ujin ku ziemë perimet makaronat dhe i lemë sipas minutazhit të shkruar në etiketë.
SHOW MORE
Ndërkohë domatet i presim në ¼ dhe djathin në kubikë të vegjël. Alternativë mund të shtoni dhe sallam mortadela nëse deshironi.
Pasi të ftohen perimet i kullojmë dhe i vendosim në një tas ku shtojmë vaj ulliri, erëza të freskëta, trumzë dhe borzilok, domatet qershi, djathin dhe në fund shtojmë makaronat dhe i servirim.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)